Bota

Tronditëse! Çmendet 17-vjeçari, plagos pesë nxënës me thikë në një shkollë, detajet e para

Shkruar nga Liberale

Tronditëse! Çmendet 17-vjeçari, plagos pesë

Një 17-vjeçar ka plagosur pesë nxënës në një sulm me thikë në një shkollë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Wuppertal.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një mësuese tha se nxënësit u sulmuan me një thikë dhe një palë gërshërë.

Mësohet se i dyshuari ishte në mesin e të plagosurve dhe ishte student i shkollës. Detajet e sulmit janë të paqarta, por policia tha se ata nisën një operacion për të zbardhur ngjarjen.

“Nxënësit janë lënduar”, tha policia në një deklaratë në mediat sociale, duke shtuar më vonë se shkolla ishte pastruar dhe të gjithë nxënësit ishin të sigurt.

Pas sulmit, shkolla u evakuua dhe rrugët përreth saj u mbyllën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH