Një ngjarje e rëndë ka tronditur Racalen, një qytet në rajonin italian të Salentos. Një grua 53-vjeçare, Teresa Sommario, është vrarë në shtëpinë e saj nga i biri 21-vjeçar, Filippo Manni.
Ngjarja ndodhi gjatë një zënke të fortë mes tyre, kur Filippo goditi nënën me një sëpatë në kokë. Pas kësaj, ai u largua dhe u pa duke u endur në qytet. Një kalimtar e pa dhe njoftoi policinë, e cila e arrestoi dhe po e merr në pyetje.
Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili dha menjëherë alarm. Në vendin e ngjarjes erdhën karabinierët dhe njësia hetimore për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.