Bota

Tragjedi në një familje/ Gjenden të vdekur brenda banesës tre fëmijë të mitur, e ëma e tyre në burg prej kohësh

Shkruar nga Liberale

Tragjedi në një familje/ Gjenden të vdekur brenda banesës

Një tragjedi ka ndodhur në një familje suedeze në Angli ku tre fëmijë të mitur janë gjetur të pajetë në banesën e tyre. Sipas raportimeve fëmijët ishin të vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre ndodhej në paraburgim, e akuzuar për vrasje.

Babai i tre fëmijëve jeton me familjen e tij, ndaj deri më tani autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë nëse babai ka qenë apo jo në banesë ditën e ngjarjes.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet dhe kur policia ka arritur në vendngjarje, ka konstatuar tre viktimat. Sipas fqinjëve, fëmija më i madh ishte një djalë 8-vjeç, më pas një vajzë 4-vjeç dhe më i vogli, ishte një djalë 6 muaj.

Inspektori i zonës Vicks Hayward-Melen tha se ngjarja është tepër e rëndë.

 “Ky është një incident tepër tragjik dhe zemërthyer, në të cilin tre fëmijë kanë vdekur fatkeqësisht. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të dashurit e fëmijëve dhe ne do të sigurohemi që atyre t’u ofrohet mbështetje përmes njësisë sonë të ndërlidhjes familjare. Ne besojmë se ky është një incident i izoluar dhe nuk ka rrezik të mëtejshëm për komunitetin e gjerë”, deklaroi ai.

Poll
SHQIPENGLISH