Bota

Tragjedi në Kinë/ Bie zjarr në një zonë tregtare, vdesin 25 persona

Shkruar nga Liberale

Tragjedi në Kinë/ Bie zjarr në një zonë tregtare,

Të paktën 25 persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në provincën juglindore Jiangxi të Kinës, tha qeveria lokale të mërkurën. Zjarri shpërtheu në bodrumin e një zone tregtare.

Sipas informacioneve, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje 120 ekipe shpëtimi, zjarrfikës, policë dhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Qeveria lokale tha se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH