Bota

Tragjedi/ Gjenden të vdekur në banesë babë e bir, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

  Tragjedi/  Gjenden të vdekur në banesë babë e bir, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një 60-vjeçar ka pësuar atak në zemër dhe për pasojë ka gjetë vdekjen. Ndërkohë rasti i rëndë vazhdon ku djali i tij vetëm 2-vjeç humb jetën nga uria, pikërisht pranë babait të tij të vdekur. Këtë e ka zbuluar familja e tij e shkatërruar. Bronson Battersby u gjet i mbështjellë me pizhame pranë babait të tij Kenneth.

Një punonjës social vizitoi shtëpinë e tyre në Skegness, Lincolnshire më 2 janar, për një vizitë rutinë, por nuk mori asnjë përgjigje dhe kontaktoi policinë. Ata vizituan sërish shtëpinë më 4 janar, por sërish nuk pati përgjigje. Punonjësja sociale kontaktoi sërish policinë atë ditë.

Në mënyrë tronditëse trupat e Kenneth dhe Bronson – i cili u klasifikua si i pambrojtur dhe kontrollohej çdo javë – nuk u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

Nëna e vogëlushit, Sarah Piesse, 43-vjeçe, e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një sherri me ish-in e saj. Ajo tha për mediat vendase se “Nëse shërbimet sociale do të kishin bërë punën e tyre, Bronson do të ishte ende gjallë. Por ata nuk bënë asgjë” tha ajo.

Poll
SHQIPENGLISH