Një ngjarje tragjike ka tronditur Kenian gjatë natës ku të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu konviktin e shkollës së tyre.
"Zjarri në Akademinë Hillside Endarasha, në qarkun Nieri, shpërtheu rreth mesnatës", tha policia dhe përfshiu një konvikt ku po flinin fëmijët.
“Janë 17 raste me fatalitet nga ky incident dhe ka edhe të tjerë që janë dërguar në spital me lëndime të rënda”, tha zëdhënësja e policisë kombëtare, Resila Onyango.