Një avion ushtarak sudanez ra të martën në një zonë banimi pranë aeroportit ushtarak “Wadi Seidna” në veri të Omdurmanit, duke lënë të vdekur më shumë se 20 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë.
Në një deklaratë të lëshuar, ushtria sudaneze, e cila është në luftë me Forcat Paramilitare të Shpejta të Mbështetjes (RSF) që nga prilli i vitit 2023, tha se aeroplani ra gjatë ngritjes nga një bazë ajrore.
“Personat e plagosur janë dërguar në spital, dhe ekipet e zjarrfikësve arritën të shuajnë flakët në vendin e aksidentit”, shtoi deklarata. Një burim ushtarak kishte thënë më parë për AFP se një defekt teknik ishte shkaku i rrëzimit të avionit Antonov.
Aksidenti ndodhi pranë bazës ajrore Wadi Seidna – një nga qendrat më të mëdha ushtarake të ushtrisë në Omdurman, pjesë e Khartumit të Madh.