Bota

TRAGJEDI/ Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 12 fëmijë

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 12

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku dymbëdhjetë fëmijë dhe një shofer humbën jetën pas përplasjes së një autobusi me një tjetër automjet në Afrikën e Jugut. Shtatë fëmijë të tjerë u plagosën dhe u dërguan menjëherë në spital.

Autobusi transportonte fëmijë të shkollave fillore, të cilët zakonisht janë të moshës 6 deri në 13 vjeç.

Në pamjet e transmetuara nga televizioni, autobusi duket se është shkatërruar nga zjarri. Aksidenti ndodhi rreth 70 kilometra në perëndim të qytetit të Meraphong.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH