Bota

Trafikuan kokainë me autobus nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarët në Milano

Shkruar nga Liberale

Trafikuan kokainë me autobus nga Shqipëria, arrestohen dy

Dy shqiptarë të moshës 42 dhe 39 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Milanos për trafik droge. Po ashtu në pranga përfundoi edhe një 31-vjeçar italian.

Oficerët e policisë panë  panë një makinë me 31-vjeçarin në timon  duke dalë nga garazhi i ndërtesës Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobusëve te ardhur nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët i dhanë dy qese të bardha 31-vjeçarit italian, dhe ky i fundit në bagazhit të makinës së tij. dhe pastaj u largua.

Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq.

Në atë moment është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve. Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë, oficerët gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini, siç rezultoi nga hetimet për lëvizjet e shtetasit italian dhe nga indikacionet gjetur në celularin e tij.

31-vjeçari është dërguar në burgun Busto Arsizio (VA), ndërsa dy shtetasit shqiptarë në burgun e Vareses.

Poll
SHQIPENGLISH