Bota

Tmerr në SHBA/ Burri qëllon për vdekje gruan e tij përpara syve të fëmijëve (cili është motivi i ngjarjes)

Shkruar nga Liberale

Tmerr në SHBA/ Burri qëllon për vdekje gruan e tij përpara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pasi një grua u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj përpara syve të fëmijëve.

Raportohet se policia gjeti fëmijët 10 dhe 17 vjeç, pranë nënës së tyre, e cila vdiq në vendngjarje.

Felix, 45 vjeç ishte një mësuese e shkollës së mesme në Manatee Academy K-8 School në Port St. Lucie, ku ajo u kurorëzua “Mësuesja e Vitit”, sipas postimeve të shkollës në mediat sociale.

Felix dhe burri i saj, 60-vjeçari Ray Felix, ishin në proces divorci që thuhet se përfshinte incidente të mëparshme të dhunës në familje.

Poll
SHQIPENGLISH