Bota

TMERR/ Gruaja paraqitet në urgjencë me gjakderdhje, policia i gjen në frigoriferin e e banesës fetusin e ngrirë 4 muajsh

Shkruar nga Liberale

TMERR/ Gruaja paraqitet në urgjencë me gjakderdhje, policia i gjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa në një banesë është gjetur një fetus i ngrirë.

Mësohet se fetusi është gjetur në banesën e një çifti rumun në Borghesiana, në periferi të Romës, brenda frigoriferit. Ngjarja u zbulua pas një denoncimi në polici, nga poliklinika Casilino, pasi gruaja e cila ishte paraqitur në urgjencë me gjakderdhje.

Mediat italiane raportojnë se mjekët zbuluan se gjakderdhja ishte shkak i një aborti ose lindje të parakohshme. Kur efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, gjetën fetusin, katër muajsh dhe rreth 30 centimetra të gjatë të ngrirë në frigorifer.

Nuk dihen edhe rrethanat e plota apo shkaqet pse çifti vendosi ta vriste fetusin, por policia ka nisur hetimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH