Bota

Të shtëna me armë zjarri në Nju Jork, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë (detajet)

Shkruar nga Liberale

Të shtëna me armë zjarri në Nju Jork, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bronx të Nju Jorkut, ku ka mbetur i vdekur një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ndërkohë raportohet se janë plagosur tre të tjerë.

Policia ka njoftuar se tre persona me skuter kanë hapur zjarr ndaj 4 burrave. Të plagosurit janë burra nga mosha 23 deri 37 vjeç, teksa viktimë mbeti një 29-vjeçar.

I riu vdiq për shkak të plagëve që mori në këmbë dhe në gjoks, shkruajnë mediet e huaja.

Ndërkohë efektivët e Nju Jorkut kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Poll
SHQIPENGLISH