Bota

Stuhi të forta shiu në Spanjë/ Pëmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime

Shkruar nga Liberale

Stuhi të forta shiu në Spanjë/ Pëmbytet aeroporti, anulohen

Moti i keq ka "pushtuar" Spanjën ku qindra fluturime në aeroportin “Palma de Mallorca” janë anuluar si pasojë e stuhisë së fortë. 

Autoritetet përkatëse njoftuan se vetëm për të martën 100 nga më shumë se 900 fluturimet të planifikuara, duke përfshirë shumë fluturime per apo edhe nga Gatwick , Luton dhe Bristol, ishin prekur nga stuhia.

Një video tregoi ujërat e shiut duke përmbytur një nga pistat e aeroportit, ndërsa një anëtar të stafit që zhytej në ujë për të treguar se sa thellë ishte.

Mediat lokale raportuan se autoritetet e emergjencës kishin regjistruar mbi 320 incidente në lidhje me motin që nga nata e së hënës.

Poll
SHQIPENGLISH