Bota

E rëndë/ Dyshohet se përdhunuan në grup një vajzë të re, në pranga katër persona

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Dyshohet se përdhunuan në grup një vajzë


Katër turistë italianë u arrestuan, pasi dyshohet se kanë përdhunuar në grup një vajzë të re me origjinë nga Brazili në Palma de Mallorca, në Spanjë.

Mesdia italiane shkruajnë se vajza me origjinë braziliane fillimisht ka takuar një nga turistët italian dhe më pas ka shkuar në apartamentin e tij në Playa de Palma në ishull.

Aty gjeti edhe tre italianë të tjerë, që dyshohet ta kenë përdhunuar në grup. Para se të arratisej, vajza arriti të marrë pasaportën e një prej sulmuesve dhe pas dhunës që pësoi, denoncoi ngjarjen në një komisariat në Palma de Mallorca.

Të gjithë të arrestuarit nga 24 deri në 27 vjeç janë nxjerrë para organeve të drejtësisë për t’u marrë në pyetje.

Poll
SHQIPENGLISH