Bota

SHPËRTHIM i madh në Malin e Zi/ Humbasin jetën dy persona, plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Liberale

SHPËRTHIM i madh në Malin e Zi/ Humbasin jetën dy persona,

Një shpërthim i madh ka ndodhur në qytetin Cetinje rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Dy viktimat janë: Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, të dyshuar si anëtarë të klanit kriminal “Shkalar”.

Policia thotë se edhe dy të plagosurit janë anëtarë të të njëjtit grup kriminal, ndërsa i plagosuri i tretë është një e moshuar nga Cetinje, e cila në momentin e shpërthimit ka qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes.

Poll
SHQIPENGLISH