Bota

“Shkofshi në djall”/ Biznesmeni rus: Putin do të refuzojë ofertën e paqes të Donald Trump

Shkruar nga Liberale

“Shkofshi në djall”/ Biznesmeni rus: Putin do të

Premtimi i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është i dënuar të dështojë nëse nuk përfshin bisedime më të gjera që synojnë të qetësojnë shqetësimet e sigurisë së Moskës.

Kështu ka paralajmëruar biznesmeni rus pranë Kremlinit, Konstantin Malofeyev. Malofeyev, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore tha se Presidenti Vladimir Putin ka të ngjarë të refuzojë një propozim të planit të paqes nga i dërguari i posaçëm i sapoemëruar i Trump për konfliktin, Keith Kellogg.

Kellogg vjen në Moskë me planin e tij, ne e marrim dhe pastaj i themi të shkojë në djall se nuk na pëlqen asgjë. Ky do të jetë i gjithë negocimi. Që bisedimet të jenë konstruktive, ne duhet të flasim jo për të ardhmen e Ukrainës, por për të ardhmen e Evropës dhe botës” tha Malofeyev.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH