Bota

Rusia pretendon se ka rimarrë dy fshatra në Kursk nga ukrainasit

Shkruar nga Liberale

Rusia pretendon se ka rimarrë dy fshatra në Kursk nga ukrainasit

Forcat ruse rimorën nga Ukraina fshatrat Novaya Sorotsina dhe Pokrovsky në rajonin perëndimor rus të Kursk, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar njoftimin e sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Reuters thekson se nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin nga fusha e betejës.

Trupat ruse kanë luftuar për të dëbuar ushtarët ukrainas nga rajoni i Kurskut që nga fillimi i gushtit, kur Kievi organizoi një inkursion të befasishëm në territorin rus./vizionplus.tv

Poll
SHQIPENGLISH