Bota

Rusia sulmon me raketa rrjetin energjitik, dëme të mëdha në Ukrainë

Shkruar nga Liberale

Rusia sulmon me raketa rrjetin energjitik, dëme të mëdha në

Rusia nisi një sulm masiv ajror kundër Ukrainës mëngjesin e kësaj të premteje me raketa balistike dhe dronë.

Autoritetet ukrainase bënë të ditur se shënjestër e sulmeve ishte infrastruktura energjitike e vendit.

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan dronë të shumtë sulmues të lëshuar gjatë natës të ndjekur nga tufa raketash në të gjithë hapësirën ajrore. Ministri ukrainas i energjetikës tha se Rusia përdori gjithashtu raketa balistike Kinzhal në rajonet perëndimore.

Shpërthime u dëgjuan në disa rajone të vendit ndërsa njerëzit u vendosën në strehimoret nëntokësore.

Nuk pati të dhëna për viktima apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet njoftuan se po punojnë për të minimizuar dëmet në rrjetin e energjisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH