Bota

Rusia mohon telefonatën, Kremlini: Trump dhe Putin nuk kanë biseduar

Shkruar nga Liberale

Rusia mohon telefonatën, Kremlini: Trump dhe Putin nuk kanë biseduar

Pas raportimeve të “Washington Post” dhe agjencisë se lajmeve Reuters se Presidenti i Sapo zgjedhur Amerikan Donald Trump dhe Presidenti Rus Vladimir Putin kane mbajtur një bisedë telefonike, Moska ka mohuar lajmin.

Zedhenesi i Kremlinit Dimitry Peskov tha se ky ishte një trillim i mediave ndërkombëtare dhe se asnjë bisedë nuk ka ndodhur.

Mediat ndërkombëtar raportuan të dielën se Trump I kishte kërkuar Putinit që të mos përshkallëzojë luftën në Ukrianë, duke I thënë atij se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

“Washington Post” shkroi se Republikani i sapo zgjedhur për një mandate të dytë në Krye të Shtëpisë së Bardhë i ka thënë Putinit se ai nuk duhet të harrojë praninë e madhe të trupave ushtarak amerikan në Europë, përpara se të mendojë të ndërmarr ndonjë hap tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH