Bota

Rusia i bëri thirrje Izraelit të heqë dorë nga operacioni në Rafah

Shkruar nga Liberale

Rusia i bëri thirrje Izraelit të heqë dorë nga operacioni

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vasiliy Nebenzya tha se Rusia kërkon që Izraeli të braktisë operacionin në Rafah dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të lirojnë të arrestuarit.

“Ne kërkojmë që Izraeli të braktisë operacionin në Rafah dhe gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve për një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte, lirimin e pengjeve dhe palestinezëve të ndaluar”, tha Nebenzja.

Ai vlerësoi se rezoluta e miratuar më parë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me një plan me faza për armëpushim në Rripin e Gazës nuk ka kontribuar në asgjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH