Reagimi i Moskës zyrtare lidhur me ngjarjen e 17 Shtatorit në Liban dhe Siri, ku mijëra pajisje minicelularë (pagers) që përdorej nga Hezbollah-u u shpërthyen me telekomandim, ka ardhur si një shqetësim për rritjen e tensioneve në rajon.
Kremlini, në një deklaratë të bërë më 18 Shtator, theksoi se ky veprim rrit ndjeshëm tensionet, sipas raportimeve të "La Repubblica".
Reagimi i Rusisë ishte i shkurtër, duke konfirmuar gjithashtu plagosjen dhe humbjen e shikimit të ambasadorit iranian në Bejrut. Libani dhe Irani e kanë cilësuar këtë sulm si terrorist dhe gjenocid. Sipas raporteve të deritanishme, numri zyrtar i viktimave ka arritur në 12, ndërsa rreth 3 mijë janë plagosur, përfshirë 500 që kanë humbur shikimin.
Edhe pse Rusia është e angazhuar në luftën dy-vjeçare me Ukrainën, ajo vazhdon të monitorojë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme.