Bota

Rrëzohet avioni ushtarak në Sudan, 46 viktima

Shkruar nga Liberale

Rrëzohet avioni ushtarak në Sudan, 46 viktima

Nga rrëzimi i një avioni ushtarak në një zonë rezidenciale të kryeqytetit të Sudanit humbën jetën të paktën 46 persona, thanë zyrtarët këtë të mërkurë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, një agjenci e Kombeve të Bashkuara, ishte një nga aksidentet më tragjike të avionëve në historinë e fundit të Sudanit.

Qeveria e shtetit në Khartoum tha në një deklaratë se viktimat përveç pasagjerëve janë edhe banorë që avioni i zuri poshtë.

Në deklaratë thuhet se janë lënduar 10 persona, mes tyre edhe fëmijë dhe se të plagosurit janë dërguar në spitalin “Al-Naë”.

Gjithashtu bëhet e ditur se kanë përfunduar operacionet e heqjes së rrënojave të shtëpive të prekura nga rrëzimi i avionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH