Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të kryejë një rindërtim të qeverisë, pasi Ukraina ka nevojë për energji të re.
Gjashtë ministra, përfshirë kreun e diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, dhanë dorëheqjen.
Sipas Reuters, parlamenti pranoi dorëheqjet e katër ministrave.
“Ne kemi nevojë për energji të reja dhe këto hapa kanë të bëjnë ekskluzivisht me forcimin e vendit tonë në drejtime të ndryshme”, tha Zelensky.
Parlamenti pritet të shqyrtojë të enjten dorëheqjen e Kulebas.