Bota

Reshje të dendura të shiut/ Përmbytet Paksitani, shkon në 100 numri i të vdekurve

Shkruar nga Liberale

Reshje të dendura të shiut/ Përmbytet Paksitani, shkon në

Shkon në 100 numri i viktimave në Pakistan, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjet në zonat veriperëndimore dhe ato jugperëndimore.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), shirat e dendur shkaktuan përmbytje të shpejta në provincat Khyber Pakhtunkhëa (KP), Balochistan dhe Punjab dhe Jammu dhe Kashmir të administruara nga Pakistani, të njohura gjithashtu si Azad Jammu dhe Kashmir. Sipas raportit të fundit të NDMA, deri më tani në këto zona janë vrarë 98 persona dhe 89 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së strukturave.

Rreth 3,261 banesa u dëmtuan gjithashtu, ndërsa 536 të tjera janë shkatërruar plotësisht.

Gjatë periudhës 25 deri në 29 prill parashikohet për reshje të dendura shiu, çka bën që të rritet rreziku për jetët.

Poll
SHQIPENGLISH