Presidenti rus Putin tha se Oreshniku, raketa e re ruse që po përdoret në Ukrainë, është absolutisht një raketë nukleare me fuqi shkatërruese dhe gjithçka që ajo prek, kthehet në hi.
Por si armë bërthamore, ajo nuk shpërndan pluhur nuklear apo kontaminim radioaktiv, pasi shpërthen.
Ekspertë të sigurisë në perëndim kanë ngritur shqetësimin se raketa Oreshnik, si edhe shumë të tjera pjesë e arsenalit rus, mund të mbushen me koka nukleare.
Ukraina tha se ka qëlluar me Oreshnik me 21 nëntor, me raketën që arriti shpejtësinë maksimale të 13.600 km në orë, por burimet thanë se ajo nuk përmbante koka bërthamore.