Bota

Putin nënshkruan dekretin për konfiskimin e aseteve amerikane

Shkruar nga Liberale

Putin nënshkruan dekretin për konfiskimin e aseteve amerikane

Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladimir Putin, më 23 maj nënshkroi një dekret që i mundëson shtetit të tij të përdorë asetet, letrat me vlerë dhe pronat që i përkasin Shteteve të Bashkuara apo shtetasve amerikanë, që gjenden në Rusi.

Këto asete, sipas dekretit, do të përdoren për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga konfiskimi i aseteve dhe pronave të pasanikëve rusë dhe Bankës Qendrore ruse në SHBA.

Muajin e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një ligj që i mundëson Uashingtonit të konfiskojë rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Ky legjislacion është përfshirë në paketën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit.

Edhe Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim që i mundëson bllokut evropian të përdorë asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse, që gjenden në BE.

Brukseli ka thënë se përfitimet nga këto asete do të përdoren për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.

Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja.Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit.

Poll
SHQIPENGLISH