Bota

Po raportonte në rajonin jugor të Ukrainës, plagoset korrrespodenti i REL-it

Shkruar nga Liberale

Po raportonte  në rajonin jugor të Ukrainës, plagoset

Dmytro Yevchyn, korrespodent i Realiteteve të Krimesë, projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, është plagosur, teksa ai dhe një koleg janë goditur nga një sulm rus me artileri, sa kanë qenë duke raportuar në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja.

Yevchyn ka qenë duke filmuar një material bashkë me kameramanin Mykyta Isayk, afër qytezës Robotine në rajonin e Zaporizhjas, më 17 janar, kur ka ndodhur sulmi.

Ai ka pësuar një prerje në këmbë dhe ka marrë ndihmë mjekësore prej ushtarëve ukrainas, para se të dërgohej në spital në Zaporizhja.

Personeli mjekësor ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Yevchyn i është nënshtruar një operimi të suksesshëm në këmbë, ndonëse ende është në njësitin për kujdes intensiv.

Ushtria ukrainase e ka akuzuar ushtrinë ruse për shënjestrim të gazetarëve, të cilët kanë pasur jelekë të posaçëm që i identifikojnë si pjesëtarë të mediave.

“Në luftërat moderne, sulmet me artileri nuk kryhen pothuajse asnjëherë pa ndihmën e dronëve. Ndërkohë, forcat e armatosura të Federatës Ruse e kanë shënjestruar dhe sulmuar një person që ka pasur xhaketë që e identifikon si punëtor mediash dhe ia garanton mbrojtjen, sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate.

Poll
SHQIPENGLISH