Bota

Pentagoni njofton: Nuk ka më fonde për Ukrainën

Shkruar nga Liberale

Pentagoni njofton: Nuk ka më fonde për Ukrainën

Për herë të parë që kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ngriti grupin ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën në prill të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara po mirëpresin 50 shtetet pjesëmarrëse në takimin mujor të radhës pa buxhet dhe pa mundësinë për të dërguar municion dhe raketat që i duhen Ukrainës për t’iu kundërpërgjigjur sulmit rus.

Ndërkohë që pritet që Kongresi të miratojë buxhetin dhe ndoshta më shumë fonde për luftën e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që aleatët do të vazhdojnë ta plotësojnë boshllëkun e krijuar.

“E nxis këtë grup që të shkojë një hap më tutje për t’i dhënë Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse tokësore dhe raketa mbrojtëse që shpëtojnë jetë”, deklaroi Sekretari Austin në fjalimin e hapjes të mbajtur nga shtëpia, ku po shërohet nga një ndërhyrje kirurgjike për kancerin e prostatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH