Bota

Paralajmëron Trump: Nëse nuk fitoj zgjedhjet do të ketë GJAKDERDHJE!

Shkruar nga Liberale

Paralajmëron Trump: Nëse nuk fitoj zgjedhjet do të ketë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk rizgjidhet president.

Komentet erdhën në një tubim në Ohajo ndërsa Trump diskutonte mundësinë e një lufte tregtare në rritje me Kinën mbi prodhimin e automjeteve.

Tubimi kishte për qëllim mbledhjen e sa më shumë votave për kandidatin republikan, Bernie Moreno, shkruan yahoonews.

“Nëse jeni duke dëgjuar, presidenti Xi dhe unë jemi miq, por ai e di se si veproj unë. Ne do të vendosim një tarifë prej 100 për qind për çdo veturë dhe ata nuk do të jenë në gjendje t’i shesin ato nëse un zgjidhem”, tha Trump.

“Tani nëse unë zgjidhem, do të ketë gjakderdhje, kjo do të jetë më e pakta. Do të ketë gjakderdhje për vendin. Ata po ndërtojnë fabrika masive, por nuk do t’i shesin ato vetura”, shtoi Trump.

Më vonë ai tha se “Nëse këto zgjedhje nuk i fitoj, nuk jam i sigurt nëse do të keni zgjedhje tjera ndonjëherë në këtë vend”.

Në përgjigje të komenteve të ish-presidentit, zëdhënësi i fushatës së presidentit aktual Joe Biden, James Singer, tha se “Ky është Donald Trump, një humbës që në vend që të tërheqë një audiencë më të gjerë, dyfishon kërcënimet e tij për dhunë politike”.

Gjithashtu, gjatë fjalimit, Trump u bëri thirrje katolikëve që të mos votojnë për Biden.

Poll
SHQIPENGLISH