Bota

PAMJET/ Sulm me armë në një lokal në Meksikë, 10 të vdekur dhe 7 të plagosur

Shkruar nga Liberale

 

PAMJET/ Sulm me armë në një lokal në Meksikë, 10

Të paktën 10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore, njoftoi sot agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë.

Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr. “Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar (si pasojë e të shtënave)”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros.

Makina që besohet se drejtohej nga agresorët u gjet më vonë e djegur në komunën El Marques në shtetin Queretaro. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar edhe një person.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH