Bota

PAMJE PREKËSE/ Qeni çon të voglin e saj që ishte duke ngordhur tek veterineri

Shkruar nga Liberale

PAMJE PREKËSE/ Qeni çon të voglin e saj që ishte duke

Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e saj që ishte duke ngordhur në një klinikë veterinare.

Sipas Anadolu, mjeku veteriner që zotëron klinikën nxitoi për t'i dhënë ndihmën e parë qenushit të vogël. Këlyshi u shtrua në spital me rrahje të dobëta zemre, ndërsa nëna i qëndroi pranë gjatë gjithë trajtimit.

Para incidentit, adhuruesit e kafshëve kishin çuar një tjetër qenush të të njëjtit qen në spitalin veterinar, ku edhe ishte trajtuar. Tani, këlyshët po trajtohen së bashku, me nënën e tyre në krah.

Veterineri Baturalp Ogan tha se qeni kishte lindur kohët e fundit, por shumica e këlyshëve të saj nuk mbijetuan. Këlyshi që u dërgua te veterineri ishte i fundit i mbetur.

“Nëna e solli qenushin në klinikë duke e lënë para derës. Mjeku ynë e pa dhe vazhdoi menjëherë me reanimimin. Tani gjendja e tij po përmirësohet. Për fat të mirë, ai është më mirë dhe është ribashkuar me nënën dhe vëllain e tij të vogël”, tha Ogan.

Poll
SHQIPENGLISH