Bota

Pakistani mbyll kufirin me Iranin për një kohë të pacaktuar

Shkruar nga Liberale.al

Pakistani mbyll kufirin me Iranin për një kohë të pacaktuar

Autoritetet pakistaneze kanë mbyllur të gjitha pikat kufitare me Iranin fqinj për një periudhë të pacaktuar. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë lokalë në provincën Balochistan, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Iranin.

“Shërbimet kufitare në të pesë distriktet, Chaghi, Washuk, Panjgur, Kech dhe Gwadar, janë pezulluar”, tha për AFP-në, Qadir Bakhsh Pirkani, një zyrtar i lartë në provincën Balochistan, e cila kufizohet me Iranin.

Kalimi drejt Iranit “është pezulluar deri në një njoftim të dytë”, tha Attaul Munim, një zyrtar në një nga pikat e kalimit në distriktin Chaghi.

Megjithatë, sipas tij, “nuk ka ndalim për aktivitetet tregtare” në kufi dhe shtetasit pakistanezë që kanë nevojë të kthehen nga Irani mund të kalojnë.

“Presim rreth 200 studentë pakistanezë që pritet të vijnë sot,” shtoi Munim.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH