Donald Trump do të jetë Presidenti i 47-të i SHBA-ve. Ai do të rikthehet për herë të dytë në krye të “Shtëpisë së Bardhë”, pasi u largua katër vite më parë ku humbi garën me Presidentin aktual Joe Biden.
Ish-presidenti i SHBA-së George W Bush përgëzoi Donald Trump për fitoren e tij dhe shtoi se pjesëmarrja e madhe e votuesve ishte një "shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike".
Bush falënderoi gjithashtu Harrisin dhe Presidentin Joe Biden "për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë".
Ish-presidenti republikan nuk mbështeti asnjë kandidat në garën për Shtëpinë e Bardhë edhe pse ish-kongresmenja republikane Liz Cheney, vajza e zëvendëspresidentit të tij, Dick Cheney dhe Nicolle Wallace, një nga drejtoret e tij të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, kishin deklaruar publikisht mbështetje për Kamala Harris.