Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur gjatë protestës së fermerëve në Francë, kur një makinë është futur mes turmës së protestuesve që kishin dalë në protestr kundër qeverisë, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje , ku bija dhe bashkëshorti janë plagosur.
Fermerët po protestojnë kundër reformave të qeverisë në sektorin e tyre, duke pretenduar se këto reforma i kanë shkaktuar humbje financiare.
Autoritetet po kryejnë hetime rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa presidenti Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e tij nëpërmjet platformës "X".
Qeveria franceze është kritikuar rëndë nga fermerët për rënien e të ardhurave, rritjen e kostove dhe reformimin e sektorit. Protestuesit kanë bllokuar rrugët nëpër të gjithë vendin dhe kanë kritikuar edhe zyrtarët e tjerë të niveleve të larta të qeverisë. Në një rast, ata janë përpjekur të rrëzojnë mbeturinat përpara selisë së prefekturës.