Bota

Netanyahu “godet” me fjalë: S’e përjashtoj eliminimin e liderit suprem të Iranit

Shkruar nga Liberale.al

Netanyahu “godet” me fjalë: S’e përjashtoj

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë marrë një kthesë të rrezikshme pas deklaratës së fortë të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili në një intervistë për ABC News tha se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Ajatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem të Iranit.

“Nuk do ta përkeqësonte, por do ta përfundonte luftën,” – u shpreh Netanyahu, duke lënë të kuptohet se një sulm ndaj figurës më të lartë politike dhe fetare në Teheran mund të shihet si zgjidhje për konfliktin që po përvëlon rajonin.

Kjo deklaratë e paprecedent përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm verbal, duke lënë në hije edhe vetë frikën e përshkallëzimit që, sipas mediave amerikane, kishte ndalur më herët një plan të ngjashëm nga ana e ish-presidentit Donald Trump.

Nga ana e Teheranit nuk ka ende një reagim zyrtar, por dihet që çdo kërcënim ndaj liderit suprem konsiderohet si vijë e kuqe absolute nga autoritetet iraniane.

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH