Bota

Natë TERRORI në Kharkiv/ Foshnja mes të plagosurve nga sulmet ruse

Shkruar nga Liberale

Natë TERRORI në Kharkiv/ Foshnja mes të plagosurve nga sulmet

Qyteti ukrainas i Kharkivit është zgjuar sërish nën zhurmën e shpërthimeve. 48 dronë, dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse u lëshuan nga forcat ruse gjatë natës, duke shkaktuar një bilanc tragjik: 6 të vdekur dhe 21 të plagosur.

Mes të plagosurve ndodhet edhe një foshnjë vetëm një muaj e gjysmë, si dhe një vajzë e mitur, që ndodhen aktualisht në kujdes intensiv.

Kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov, konfirmoi se sulmet ishin të qëllimshme dhe masive, pjesë e një vale të re agresioni që Rusia ka ndërmarrë këto ditë në Ukrainë.

Kjo ishte një natë e tmerrit,” tha ai. “Qyteti ishte nën zjarr për orë të tëra.”

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH