Bota

Murgesha në pranga për krime të RËNDA/ Arrestohen 25 persona të tjerë për grupin kriminal 'Ndrangheta-s'

Shkruar nga Liberale

Murgesha në pranga për krime të RËNDA/ Arrestohen  25

Të paktën 25 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një hetimit të nisur nga prokuroria e Brescias kundër një grupi kriminal të lidhur me ‘Ndrangheta’.

Sipas mediave vendase, në mesin e të arrestuarve është edhe një murgeshë, e identifikuar si Anna Donelli, e cila bënte lidhjen me anëtarët e grupit kriminal që ishin në burg.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe ish-këshilltari bashkiak i Breshias, Giovanni Acri, i cili u la në arrest shtëpie.

Akuzat ndaj grupit janë të shumta: zhvatje, trafik armësh dhe droge, fajde, krime tatimore dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve, të përfshirët favorizonin bandën e Tripodit të Kalabrisë për përfitime të paligjshme financiare si dhe edhe për të ruajtur dhe forcuar kapacitetin operacional të saj.

Poll
SHQIPENGLISH