Bota

Moti i keq 'pushton' këtë vend, humbin jetën 5 persona

Shkruar nga Liberale

Moti i keq 'pushton' këtë vend, humbin jetën 5 persona

Koreja e Jugut po përballet me reshje të dendura dëbore për të dytën ditë radhazi.
bora

Mediat në Seul raportojnë se nga moti i keq kanë humbur jetën të paktën pesë persona, janë anuluar dhjetëra fluturime dhe janë pezulluar shërbimet e trageteve.

Trashësia e dëborës arriti mëngjesin e sotëm në Seul deri në 40 centimetra, megjithatë ekspertët e motit hoqën sot paralajmërimin për reshje dëbore të dendura në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Sakaq sipas shërbimit meteorologjik të vendit, alarmi mbetet në fuqi për zona të tjera të Koresë së Jugut.

Katër nga pesë viktimat raportohet se humbën jetën nga shembja e çatisë, si pasojë e peshës së madhe të dëborës, ndërsa viktima e pestë erdhi si pasojë e një aksidenti rrugor për shkak të ngricave. Sipas ministrisë së brendshme, gjithsej 156 fluturime u anuluan, 104 tragete ndërprenë lundrimin, ndërsa u raportua gjithashtu për vonesa të trenave.

Aeroporti kryesor i Seulit, Incheon, u godit më rëndë, me pasagjerët që u përballën me vonesa mesatarisht prej dy orësh , ndërsa 31% e fluturimeve u vonuan dhe 16% u anuluan sot, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Poll
SHQIPENGLISH