Bota

Moska: Gjurmët e sulmit terrorist të çojnë te shërbimet speciale të Ukrainës

Shkruar nga Liberale

Moska: Gjurmët e sulmit terrorist të çojnë te

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev ka deklaruar se gjurmët e sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Crocus në periferi të Moskës të çojnë te shërbimet speciale të Ukrainës

“Ata po përpiqen të na imponojnë teorinë, sipas së cilës akti terrorist nuk është kryer nga regjimi i Kievit, por nga mbështetës të ideologjisë radikale islamike, ndoshta anëtarë të degës afgane të ISIS-it”, tha ai.

Kujtojmë që për sulmin terrorist të pak ditëve më parë, ku humbën jetën mbi 140 persona, Moska ka drejtuar gishtin nga Ukraina dhe Perëndimi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH