Bota

Ministri Igli Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti rezolutën për Srebenicën

Shkruar nga Liberale

Ministri Igli Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti

Edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka përshëndetur miratimin e rezolutës së Srebrenicës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hasani shkruan se është një lajm i mirë që Shqipëria mbështeti dhe bashkë-sponsorizoi këtë rezolutë.

“Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës. #MosharroSrebrenicën”, shkruan Hasani.

Hasani e cilëson datën 11 korrik si ditën kur do të nderohen viktimat, po ashtu edhe ata që mbijetuarit  nga gjenocidi në Bosnjë – Hercegovinë.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.  Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen”, shkruan ai.

 

 

Poll
SHQIPENGLISH