Globi

Mbytet anija me emigrantë në Levos, 3 të vdekur, 15 të zhdukur

Shkruar nga Liberale

Mbytet anija me emigrantë në Levos, 3 të vdekur, 15 të

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Levos, ku si pasojë e përmbytjes së një anije me emigrantë, kanë humbur jetën 3 persona. Ngjarja ndodhi pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi.

Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, 1 person është dërguar në spital, 8 të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe 9 të tjerë në një zonë malore.

Sipas informacioneve, anija me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë.

Sipas dëshmive, në mjetin lundrues ndodheshin gjithsej 36 persona, ndërkohë që 15 emigrantë rezultojnë të zhdukur.

Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa erërat e forta vështirësojnë punën e autoriteteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH