Bota

Mbreti Charles III jo në gjendje të mirë shëndetësore? Pritet të shtrohet në spital!

Shkruar nga Liberale

Mbreti Charles III jo në gjendje të mirë shëndetësore?

Mbreti Charles III do të shtrohet në spital javën e ardhshme për trajtimin e një prostate të zmadhuar, sipas BBC.

Buckingham Palace tha se ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”.

Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi, tha pallati.

Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Uellsit është në spital pasi i është nënshtruar një operacioni abdominal.

 

Poll
SHQIPENGLISH