Bota

MASAKËR brenda gjimnazit në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë nëndrejtoreshën dhe një nxënëse

Shkruar nga Liberale

MASAKËR brenda gjimnazit në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me

Dy persona u vranë dhe një tjetër u lëndua, pasi një nxënës kreu sulm me thikë në një shkollë në pjesën lindore të Sllovakisë, në qytezën Spissk Stara Ves.

Sipas autoriteteve vendase, i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spital.

Njëra nga viktimat është identifikuar si nëndrejtoresha e shkollës, ndërsa tjetra është studente, sipas Denník N.

Policia lokale tha fillimisht se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, i dyshuari u kap pak më vonë.

“Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju bërë që të ndiheni të sigurt”, – tha policia sllovake.

Më tej, policia tha se viktimat e adoleshentit ishin dy nxënës dhe një mësimdhënës.

Mediat sllovake raportuan se sulmi ndodhi në qytezën Spissk Stara Ves me rreth dy mijë banorë, afër kufirit me Poloninë, rreth orës 13:00.

Poll
SHQIPENGLISH