Maqedoni

Udhëheq me mbi 100 mijë vota, një grua në krye të shtetit në Maqedoninë e Veriut! Reagon për herë të parë, Gordana Siljanovska

Shkruar nga Liberale
Udhëheq me mbi 100 mijë vota, një grua në krye të

Nga gjithsej 1.814.317, janë numëruar 812.840 vota

Кandidatja për president e VMRO-së, Gordana Siljanovska po kryeson në zgjedhjet presidenciale ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski me 111 mijë vota epërsi.

Gordana Siljanovska-Davkova, e cila udhëheq me më shumë se 100 mijë vota në garën përballë Pendarovskit, bëri reagimin e parë përpara mbështetësve të saj.

Davkova u shpreh se kjo votë nënkupton përgjegjësi të madhe teksa komentoi dhe thirrjet për bojkot duke i cilësuar ato si presion politik e partiak.

“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.

Nga ana tjetër, kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe i uron punë të suksesshme kundërshtares nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirje për bojkot. Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër, dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH