Situata vazhdon të jetë e njejtë për studentët e mjeksisë të cilët po vazhdojnë të protestojnë edhe sot. Ata kanë bërë të ditur se nuk do të punojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë rritje të pagave të tyre, të cilat aktualisht arrijnë në 26.000 denarë, sigurim shëndetësor dhe të marrin kontratë pune në republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ata nuk janë më në detyrë dhe nuk shkojnë në ambulanca pasi premtimi i ministrit të Shëndetësisë Ilir Demir ende nuk është realizuar.