Është vënë në pranga nga autoritetet një 32-vjeçare në Maqedoni. Arsyeja e arrestimit të saj ka ardhur pasi policia ka zbuluar se gruaja ka gjetur një 54-vjeçar të shtrirë në tokë dhe i ka marrë të gjitha paratë qe ka patur me vete.
Më tej në njoftim bëhet me dije se 54-vjeçari kishte rënë në tokë në rrugën “Ilindenska” para dyqaneve pranë Urës së Re në Veles.
Fatkeqësisht 54-vjeçari ka humbur jetën ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes. E dyshuara është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës.