Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se perceptimi i shtetasve maqedonas ndaj shqiptarëve atje ka ndryshuar ndjeshëm.
Në një intervistë ekskluzive për RTSH, Xhaferi nënvizoi se vendi fqinj nuk është ende gati për një president shqiptar, siç kërkohet nga opozita shqiptare aje.
Xhaferi shprehu keqardhje për sjelljen e partive opozitare shqiptare në seancën parlamentare, ku u votua për kryeministrin e parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, më 28 Janar, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.