Maqedoni

Çfarë po ndodh? Armatoset edhe Maqedonia e Veriut, blenë 8 helikopterë të prodhimit italian

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh? Armatoset edhe Maqedonia e Veriut, blenë 8

Tetë helikopterë të prodhimit italian “Leonardo” do të blihen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlera e helikopterëve do të arrijë 230 milionë euro, ndërsa do të paguhet në katër këste.

E para do të paguhet këtë vit dhe është në shumë prej 16 për qind nga vlera totale e furnizimit. Siç ka informuar ministrja e Mbrojtjes, , zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Armatës për rinovimin e  aviacionit.

“Në fazën e hulumtimit të tregut dhe krahasimin e alternativave, ekipi vendosi të rekomandojë furnizimin e helikopterëve nga kompania “Leonardo helikopters”, deklaroi ministrja.

Ajo  theksoi  se pakoja e furnizimit përfshin trajnimin e pilotëve dhe stafit teknik, si dhe disponueshmërinë e simulatorëve për trajnim, ndërsa do të sigurohet një vend për të vendosur helikopterët e rinj.

Helikopteri i parë do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa të gjitha dërgesat do të përfundojnë deri në vitin 2028.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH