Maqedoni

Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin kandidat për PRESIDENT të Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Liberale

Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin kandidat për PRESIDENT të

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti prezantoi sot Bujar Osmanin, si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

Theksojmë se prezantimi i sotëm vjen pas disa ditëve paralajmërimesh nga zyrtarët e BDI-së, por edhe nga vet kreu i partisë, Ali Ahmeti.

Ndërkohë vlen për t'u theksuar se kemi dy kandidatë shqiptarë për president, Bujar Osmanin nga radhët e BDI dhe Arben Taravarin nga opozita.

VMRO kandidon me deputeten Gordana Siljanovska, ndërsa partia “Levica” kandidon me Biljana Vankovska.

“Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, tha Ahmeti.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH