Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar.
Raportohet se një veturë është përplasur me një furgoni, i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore.
Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24-vjeçar, shofer i automjetit. Shërbimi zjarrfikës nga Manastiri ndihmoi në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.
Nga Spitali i Manastirit thonë se 20 perona janë paraqitur për ndihmë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.